Përpos mosreagimit zyrtar të Edi Ramës lidhur me ngjarjen e rëndë të shënuar ditën e sotme në spitalin privat “Continental” ku 16-vjeçarja Blerta Pepa humbi jetën, ai nuk u ka reaguar as ndaj komenteve të qytetarëve që kanë shprehur shqetësimin për këtë tragjedi të shënuar sot.
Dhjetëra komentues kanë reaguar pas publikimeve të kryeministrit për rilindjen e shëndetësisë apo “Shëndetësisë që duam”.
Qytetarë të shumtë e pyesin Ramën për vajzës që sot ndërroi jetë: “Je prind vetë”, “S’i s’jep kush llogari për këto spitalet private?”, “Përse prindërit detyrohen ta çojnë vajzën në spital privat?”, janë disa prej pyetjeve që komentuesit ngrenë, e para së cilave Rama vazhdon të heshtë.
(XH.A/SHUPLAKA)
[ngg_images source=”galleries” container_ids=”1818″ display_type=”photocrati-nextgen_basic_imagebrowser” ajax_pagination=”1″ order_by=”sortorder” order_direction=”ASC” returns=”included” maximum_entity_count=”500″]