Presidenti amerikan, Donald Trump është “kapur” me një tjetër gazetare të rrjetit CNN. Gjatë konferencës që po zhvillonte me Presidentin e Komisionit Europian Jean-Claude Juncker, gazetarja e CNN, Kaitlan Collins provoi t’i bënte disa pyetje Trump, por përgjigjia e vetme që mori ishte dëbimi.
“Zoti President ju ka tradhtuar Michael Cohen? Zoti president është shqetësuese ajo që do të thotë Michael Cohen për prokurorët? Është shqetësuese ajo që ndodhet në regjistrimet e tjera zoti President? Përse Vladimir Putin nuk po e pranon ftesën tuaj, zoti President?”, ishte pyetja e gazetares, që u duk e pavend presidentit amerikan.
Michael Cohen është ish avokati i presidentit Trump, i cili dyshohet se ka regjistruar fshehurazi klientin e tij teksa diskutonte pagesat për një ish modele të playboy. Mediat amerikane raportojnë se regjistrimi ishte zbuluar gjatë një kontrolli të FBI në një nga pronat e Cohen, më herët këtë vit, në Neë York.
Ndërkohë BBC shkruan se Cohen në maj, ka arkëtuar një pagesë sekrete prej 340 mijë euro nga Kiev, për të favorizuar takimin në qershor mes Presidentit Trump dhe presidentit ukrainas Petro Poroshenko në Studion Ovale.
Gjithashtu Trump njihet për favorizimet që i bën FoxNews, ku ka dhënë edhe shumë intervista, ndërsa është dukshëm kritikues i mjaft mediave, përfshirë këtu CNN dhe New York Times.
a
Here’s the video.
The only shouting is from White House staff. @PressSec is lying. pic.twitter.com/y6bkSvTWuw
— Ray Steele (@RaySteeleRTV6) July 26, 2018
(J.D/Faxweb.al)
Discussion about this post