Niko Peleshi ka shpërthyer keq ndaj gazetares së “News 24”, Lediona Xheladinaj pasi kjo e fundit e pyeti për denoncimin e ardhur nga sekretari i qendrës së votimit Kolanec.
Ish zëvëndëskryeministri i është përgjigjur shumë keq gazetares, madje edhe me ironi. Pasi gazetarja i ka bërë pyetjen Peleshi i është kthyer: “Ju nuk e keni idenë e pyetjes dhe kujt po ia beni këtë pyetje”.
Mesa duket Peleshi është shumë i ngarkuar me procesin e votimit që po zhvillohet edhe në qarkun e Korçës dhe mesa duket ky tension ka nxjerrë nga vetja edhe ish-zëvëndëskryeministrin, Peleshi.
DENONCIMI I SEKRETARIT:
“Niko Peleshi më ka kërcënuar me familje”, ky ka qenë denoncimi i sekretarit të qendrës së votimit në Kolanec të Korçës, Meti Koçiu.
Ai denoncon se është kërcënuar verbalisht nëpërmjet telefonit nga ish.zv .kryeministri Niko Peleshi.
“Jam sekretar i qendrës së votimit në Kolanec. Mbrëmë më ka telefonuar Niko Peleshi dhe më ka kërcënuar mua dhe familjen time . Më tha: do ta, shikosh çfare do të heqesh ti dhe familja jote”, është shprehur Meti Koçiu.
Duhet thënë se ky është një denoncim mjaft i rëndë që është bërë nga ana e Koçiut dhe në rast se do të provohej do të hidhte hije mjaft të rënda mbi procesin zgjedhor.
Pas denoncimit të sekretarit të qendrës së votimit në Kolanec të Korçës, “Shuplaka” tentoi të marrë informacion konkret nga Niko Peleshi. Por kandidati i PS-së për deputet në Korçë, nuk ka pranuar të komentojë denoncimin e kryer ndaj tij. (J.V/Shuplaka)