Detaje të reja ka mësuar Fax News sa i takon vrasjes drithëruese që Klodian Çalamani i bëri një 8 vjeçari, M.Vllasiu ditën e sotme në Fier.
Mësohet se autori e qëlloi pamëshirë të miturin me lopatë, pasi e kishte rrëmbyer. Gjatë kësaj kohe mësohet se i mituri ka qenë duke bërë xhiro me biçikletën e autorit. Pasi e ka rrëmbyer, Klodian Çalamani e ka vrarë 8-vjeçarin me lopatë dhe më pas e ka mbuluar me baltë në oborrin e banesës së tij.
Kamerat e sigurisë kanë kapur momentet e fundit. Banorët e zonës janë të tronditur nga kjo ngjarje e rëndë. Njëri prej tyre tregon se autori jetonte në një godinë që më shumë se si banesë ngjante me një kasolle.
Prinderit e 38 vjecarit janë te ndare. Mamaja ne Maqedoni e martuar, babai dhe vellai burg ne Greqi, ndersa ai jetonte i vetem beqar.
(E.H/Faxweb.al)