Në Itali një shqiptar ka mbetur i vdekur mbrëmjen e djeshme në Monza. Identiteti i 24-vjeçarit ende nuk bëhet i ditur. Sipas mediave italiane i riu vdiq në spitalin e Desio, pasi kishte shkuar aty me plagë të një arme zjarri.
Mësohet se ai ishte bërë pjesë e një sherri dhe ishte qëlluar me armë zjarri rreth ores dy të mëngjesit jashtë një lokali në Brianza.
Sipas dëshmisë së shokut te tij shqiptar, sulmi ndodhi kur ata ishin në makinë, pranë një klubi nate në Brianza, e nje tjetër automjet iu afrua dhe shoferi qëlloi mbi 24-vjeçarin e me pas iku me vrap. (J.V/Shuplaka)