Presidenti i Republikës së Shqipërisë, Ilir Meta i ftuar në emisionin “Open” komentoi edhe deklaratën e kryeministrit Edi Rama për ish-ministrin e Brendshëm, Saimir Tahiri, që të gjithë i detyrohen falje.
Presidenti u tregua i rezervuar në lidhje me pyetjen duke e cilësuar si “çështjet e tyre”.
“Janë çështjet e tyre”, tha Meta pa dashur të komentojë edhe deklaratën e tij për ish-ministrin Tahiri ku e cilësoi delikuent. “Tahiri një delikuent që mbyti me drogë jo vetëm Shqipërinë, por gjithë Europën”, u shpreh ai pak kohë më parë.