Avokat Spartak Ngjela dhe Panajot Barka, janë përplasur verbalisht në studion e emisionit të gazetarit Artur Zhejit.
Gjatë debatit, studiuesi nga Dropulli u shpreh se kishte zbuluar që fisi i Ngjelës është me origjinë greke, dhe kjo e ka bërë avokatin që të shpërthejë në ofendime.
“Gjeneralët që kanë bërë grushtin e shtetit, ishin edhe ushtarak në Shqipëri. Fisi i Ngjelës rrënjë pas rrënje ishin në Greqi dhe ishin grekë. Ka familje të cilat në Lunxhëri që është i njëjti trung dhe mbiemër”, tha Barka.
Kaq ka mjaftuar që avokati t’i kundërvihet Barkës me etiketime si ‘budalla’, ‘injorant’ etj. Kujtojmë që Ngjela është me origjinë nga Zagoria, njësoj edhe si gazetari Artur Zheji.
Më herët gjatë debatit teksa Ngjela po shpjegonte përse Shqipëria quhet ‘Albania’ nga të tjerët, Panajot Barka ndërhyri duke e pyetur se kush ia ka vënë këtë emër.
Përgjigjja e Ngjelës ishte e menjëhershme: Jot’ëmë ia ka vënë…
(E.K/FAXWEB.AL)