Kryeministri i Shqipërisë Edi Rama po merr pjesë në së bashku me bashkëshorten në punimet e Asamblesë së Përgjithshme të OKB-së. Çdo vit gjatë zhvillimit të Asamblesë së Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara në Nju Jork, Presidenti i SHBA shtron një darkë zyrtare për të gjithë kryetarët e qeverive apo të shtetit të pranishëm në punimet e Asamblesë.
Është bërë e zakonshme që përveç darkës së shtruar presidenti I SHBA-së së bashku me bashkëshorten bën dhe një foto me liderët e vendeve që marrin pjesë në këto punime.
Kjo ka ndodhur dhe me liderët shqiptar si me ish-kryeministrin Berisha në vitin në vitin 2012 por edhe me Nishanin në vitin 2016, ku presidenti Obama ka bërë një foto me bashkëshorten e tij me çiftin Berisha dhe çiftin Nishani.
Tani këtë herë në OKB merr pjesë kryeministri Rama, gjithashtu ka ndryshuar dhe presidenti I SHBA-së nuk është më Obama por Donald Trump, të cilin Rama para zgjedhjeve në Amerikë, duke pritur një fitore të sigurtë të Clinton e kishte quajtur një rrezik jo vetëm për Amerikën por dhe botën.
Mbetet për t’u parë nëse deklarat e Ramës janë marrë aq shumë seriozisht dhe stafi i Trump të përjashtojë kryeministrin Rama duke ndërmarrë një hap të paprecedentë, vështirë të besohet por mbetet për t’u parë. (B.H/Shuplaka)