Mbërmjen e djeshme Presidenti Ilir Meta ka shmangur komentet rreth shkarkimit të Haki Çakos nga Drejtor i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit. Për “Report Tv” presidenti foli për pasuesin e Çakos, Rebani Jaupaj, të cilin e vlerësoi si figurë me integritet të lartë.
“Me rëndësi është që në krye të Policisë së Shtetit zgjidhet një figurë me integritet të lartë, sepse struktura e policisë duhet të funksionojë në mënyrë të pavarur nga politika”,, u shpreh Meta.
Më tej Meta shtoi se duhet të ketë bashkëpunim mes institucioneve në luftën kundër krimit dhe kanabisit.
“Ajo që mbetet për t’u parë është forcimi i bashkëpunimit mes institucioneve, në luftën kundër kanabisit dhe drogërave të forta”, ,tha ai.
Gjatë kohës që ishte pjesë e LSI-së dhe kryetar i saj Ilir Meta nuk i kurseu komentet negative në lidhje e Haki Çakon, ku shpesh e quante “Haki Droga”. (J.V/Faxweb)