Ministria e Shëndetësisë rreth një orë më parë në një njoftim për mediat deklaroi se kishte ndërruar jetë dhe personi i pestë me COVID19 në vendin tonë, duke iu referuar rastit të një 61 vjeçari me sëmundje të tjera shoqëruese.
Ndërkohë që pak minuta më parë MSH, ka dhënë një tjetër deklaratë për mediat, duke saktësuar se 61-vjeçari ka pësuar vdekje klinike, por po bëhen përpjekjet maksimale nga ana e mjekëve për ta mbajtur në jetë.
“Pacienti 61-vjeçar i raportuar nga spitali infektiv ka pësuar vdekje klinike, mjekët përpjekje të jashtëzakonshme për ta kthyer në jetë! Por gjendja mbetet tepër e rëndë!”, njofton ministria, e cila pritet që pas pak të dalë dhe në një deklaratë zyrtare për mediat.
61-vjeçari mbahet në jetë përmes aparaturave, pasi ka pësuar vdekje klinike.
Pra derimë tani zyrtarisht në vendin tonë ka katër viktima nga COVID19: Më 11 mars ndërroi jetë një 73-vjeçare nga Durrësi, në 18 mars një 66-vjeçar nga Lushnja, ditën e djeshme në 22 Mars humbi jetën një 71-vjeçar nga Kuçova, dhe mëngjesin e sotëm një 43 vjeçar nga Kavaja, i cili nuk raportohej të kishte sëmundje shoqëruese përveç obezitetit.
(E.K/Faxweb.al)