26-vjeçarja britanike, e cila në gjendje të dehur u përpoq të hapte gjatë fluturimit derën e një avioni të Jet2, është dënuar me dy vite burg.
Kujtojmë këtu se Chloe Haines para se të tentonte të hapte derën e avionit nisi të bërtiste me të madhe: “Do t`ju vras të gjithëve, të gjithë keni për të vdekur.’’
Për shumë pasagjerë ky moment ishte një makth i vertetë. E reja është penduar për atë që bëri, por asgjë nuk e kthen pas atë që ka ndodhur.
Në sallën e gjyqit u bë me dije se e reja britanike kishte humbur fare toruan fare pasi kishte përzierë ilaçet me alkool. Po ashtu ajo ka thënë se nuk e mban mend asgjë.
Incidenti në fjalë ndodhi në të 22 qershor dhe pasi avioni u ul në tokë e reja u gjobit me 85,000 paundë dhe nuk do mundet të kryejë më fluturime me kompaninë Jet2.