Një vajzë e re ka tentuar t’i japë fund jetës së saj duke prerë damarët në ambientet e punës, duke tmerruar kolektivin.
Në Shënvlash, dje në ambientet e punës në një rrobaqepsie shtetasja F.S, 29 vjeç ka tentuar të presë damarët e dorës, njofton Policia.
Pas mjekimit në spital ajo është larguar për në banesë. Nuk dihen shkaqet dhe rrethanat që e detyruan të renë të ndërmerrte një akt të tillë.
(M.D/Shuplaka)
Discussion about this post