Një vajzë pesë vjeçe u plagos rëndë dhe ka të ngjarë të ngelet me një shenjë fatkeqe në kokë për gjithë jetën pasi u përplas nga një motor karkalec elektrike.
Emily Hill kishte nevojë për 24 qepje në kokës pasi u tërhoq 15 metra nëpër rrugë nga motori “pothuajse i heshtur”.
Drejtuesi 22-vjeçar, i cili po hetohet nga policia, dyshohet se doli me hspejtësi nga një rrugë këmbësorësh dhe u përplas me Emilyn, e cila u mor zvarrë nga një rrugë e qetë.
Mjekët kanë paralajmëruar prindërit e saj se ajo mund të ketë nevojë për kirurgji kozmetike – përfshirë një operacion për të mbjellë gjëndrat e flokëve në anën e kokës së saj.
Nëna e Emily, Leigh, 23 vjeçe, tha se pak njerëz e kuptojnë që automjetet ‘e rrezikshme’, të cilat mund të arrijnë shpejtësi prej 47 milje në orë, mund të drejtohen nga adoleshentë me vetëm një patent për motora të vegjël.