Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në qendër të qytetit të Korçës pasditen e sotme. Një person dyshohet të ketë vrarë veten me armë zjarri në ambjentet e banesës së tij.
Ende nuk dihen rrethanat e ngjarjes, ndërkohë trupi i pajetë i 57-vjeçarit është gjetur në vendngjarje nga bashkëshortja e tij.
Policia po heton për të zbuluar shkaqet që e çuan personin drejt aktit fatal, ndërsa nga dëshmitë e familjarëve mësohet se viktima ishte në gjendje të rëndë shëndetsore.