Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në aksin rrugor Gostimë-Mollas në fshatin Mollas, ku sipas pasojë e një aksidenti ka humbur jetën një 50-vjeçar.
Sipas njoftimit të policisë bëhet fjalë për shtetasin me inicialet B.L banues në Mollas, I cili duke drejtuar biçikletën ka humbur kontrollin duke u rrëzuar dhe për pasojë ka ndërruar jetë gjatë rrugës për në spital.
Informacion paraprak
Në aksin rrugor Gostimë – Mollas, në fshatin Mollas, shtetasi B.L., 50 vjeç, banues në fshatin Mollas, duke drejtuar motoçikletën ka humbur kontrollin e drejtimit dhe është rrëzuar, dhe për pasojë ka ndërruar jetë gjatë rrugës për në spital.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për dokumentimin e plotë të ngjarjes.
(F.GJ/FAXWEB.AL)