Një ngjarje e rëndë është shënuar mbrëmjen e sotme në orën 22:40, në qytetin e Durrësit, ku një i ri ka rënë nga një pallat.
Sipas informacioneve paraprake nga uniformat blu, qytetari me iniciale Xh. R., 21 vjeç, banues në Durrës, ka rëne nga lartësia në lagjen nr.1 të qytetit bredgetar.
Fatmirësisht, i riu nuk ka ndërruar jetë nga incidenti që ka përjetuar dhe ndodhet nën kujdesin e mjekëve.
Ndërkohë, shërbimet e rendit kanë shkuar në vendngjarje dhe po punojnë për sqarimin e rrethanave të incidentit.
Njoftimi i policisë:
Durrës/Informacion paraprak
Më datë 27.07.2021, në orën 22:40, në lagjen nr.1, Durrës, në një pallat dyshohet se ka rënë nga lartësia shtetasi Xh. R., 21 vjeç, banues në Durrës, u cili ndodhet nën kujdesin e mjekëve.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.
Discussion about this post