Një i ri nga qyteti i Vlorës ka humbur jetën si pasojë e Covid 19. Lajmin e bënë të ditur gazetari Enrik Mehmetaj, i cili thotë se i riu Fatjon Halitaj ka qenë një nga mekanikët më të mirë të qytetit të Vlorës, dhe një prej njerëzve më të mirë që kishte njohur.
Halitaj ishte përmirësuar fillimisht nga Covid, dhe dy ditë më parë kishte pasur një përkeqësim të menjëhershëm, dhe pasi u fut në intubim ndërroi jetë brenda orësh, duke lënë pas një dhimbje të madhe të të afërmit e tij, e të fëmijët dhe familja e ngushtë.
“Një djal i ri ri humbi jetën si pasojë e Covid-19. Fatjon Halitaj ishte ndër mekanikët më të mirë të qytetit të Vlorës dhe ndër njerëzit më pozitiv që kam njohur. Për disa ditë me radhë luftoi ndaj sëmundjes së keqe ku ishte përmirësuar ndërsa pardje u përkeqësua menjëherë ku mjekët e futën menjëher në intubim dhe brenda disa orësh vdiq.
Fatjoni, një prind dhe familjar shëmbullor i la fëmijët jetim .Kjo sëmundje është e pabesë ,ku stabiliteti shëndetësor mund të përkeqësohet menjëherë. Ngushëllime familjes dhe familjarëve për këtë humbje ! Kjo sëmundje nuk është një lojë, zbatojini këshillat për tu mbrojtur!”, shkruan Mehmetaj në postimin e tij.
(E.K/Faxweb.al)