Dritan Kaba ka denoncuar se është kërcënuar nga ish ministri i Shëndetësisë Ilir Beqaj duke i thënë në telefon: ”Do të zhduk! Do ta shohësh ti”.
Kaba ka treguar se para 3 ditësh duke pirë kafe i ka rënë telefoni dhe ka dëgjuar disa britma që në fillim nuk po arrinte t’i perceptonte në telefon. Ai tregon më tej se vetëm pas disa sekondash kuptoi se nga ana tjetër e telefonit ai që fliste ishte Ilir Beqja.
Sipas tij pasi ish-ministri i kishte mbyllur telefonin pas kërcënimit, Kaba i ka dëguar një sms me tekst:“Këto kërcënimet në telefon nuk ndikojnë fare tek unë, e ke gabim shumë të madh këtë që bëre, nuk jam nga ata që trembem, bëre gabim të madh shumë.”
Më tej Kaba ka shpërthyer kundër Beqajt duke i theksuar se ai do mbahet mend si “vrasësi” i 11 vjeçarit, Kristit, pasi nuk çoi asnjë ambulancë në dispozicion për ta çuar deri në Rinas.
” Mëkat që do ta ndjekë gjithë jetën, por edhe kur t’i vijë ora në përballjen me Zotin, atëherë ai do ta shohë nga Parajsa, ndëshkuesin e tij, duke marrë rrugën për në Ferr. Beqja do të mbahet mend nga të gjithë shqiptarët si kampioni i P.P.P. që po i zhvasin dhe do vazhdojnë për 10 vite t’i zhvasin buxhetit të shtetit mbi 300 milion euro. Beqja do të mbahet mend për P.P.P., jo konçensione, e analizave, që taksat e shqiptarëve i japin oligarkisë miliona në vit për shërbim të pa ofruar dhe me lista fallco. Beqja do mbahet mend, që i dha mikut të tij, konçensionin e sterilizimit një firme me një të punësuar, vetëm me administratorin. Beqja do mbahet mend si kampion i rritjes së çmimeve të ilaçeve në listën e barnave të rimbursueshme. Beqja do mbahet mend si ministri që u shkarkua, për të vetmen arsye, të hiqej një target korruptiv i përmasave gjigande, gjatë fushatës elektorale. Beqja do mbahet mend si njeriu që i vonoi për tre muaj ilaçet fëmijëve të sëmurë me leuçemi, duke ja vështirësuar jetesën, duke i çuar me dhimbje të tmerrshme drejt vdekjes. Beqja do mbahet mend … të gjithë ju i plotësoni vetë nga kalvaret që keni kaluar nëpër spitale me këtë pseudoreformë të “mjekësisë falas” të këtij ideologu “gjigand”.”, shkruan Kaba.
DENONCIMI I PLOTË:
Unë dhe Ilir Beqja i P.P.P. Përshkrim për publikun (P.P.P.) Para tre ditësh pata një telefonatë të çuditshme nga ora 13.15, nga numri i telefonit +355682027372. Këtë numër nuk e kisha të rregjistruar dhe u pergjigja pa as më të voglin ngurrim. Dikush që të thërret në telefom ka diçka për të thënë, ka diçka për të biseduar, njerëz jemi mund të jetë dikush që ka një hall, një shqetësim apo nevojë. Isha në bisedë me disa zonja për takimin që do zhvillohej në Lushnje. Para meje ulur në tavolinë ishte një grua intelektuale dhe pak në moshë po e dëgjoja me vëmendje dhe vetiu i kërkova të falur dhe hapa telefonin. Alo, urdhëroni – i thashë. Nga ana tjetër e telefonit dëgjoj disa britma që në fillim nuk po arrija t’i perceptoja. Një dufmë inati e përmbledhur në togfjalsha që nuk po i kuptoja. Pas sekondës se tridhjetë të bisedës kuptova se nga ana tjetër njeriu që fliste ishte Ilir Beqja. Po më kërcënonte me tersëllimë dhe po shfrynte dufin. Më shumë sikur po i fliste atyre që kishte përqark, për t’i treguar sa i pushtetshëm ishte se sa fliste me mua. -Ke ndonjë gjë personale me mua, se unë personalisht këtej e tutje do t’i zgjidh gjërat me ty. Do të zhduk. Ta shohësh ti.
E ku i mbaj mend sa të tjera. Fillimisht u stepa. Fjalët po më ngecnin në gojë. Para meje qëndronte ajo gruaja duke më vështruar, sikur po më thoshte mbarove? Prej pranisë së saj në atë moment nuk e prisha fjalorin, si nuk do e prish edhe në këto rradhë. Pasi shkëmbeva disa fjalë me të, telefonuesi që kishte kryer detyrën e ngarkuar dhe i kishte treguar atyre rreth vetes sa “i fortë” ishte e mbylli telefonin. Fillimisht mendova se ishte një lojë që zakonisht bëjnë njerëzit që njohin teknologjinë. Të marrrin nga një kompjuter dhe rregjistrojnë ose numrin, ose emrin e dikujt që ty të shfaqet në ekran për të bërë të mendosh se është pikërisht ai që të ka marrë. Kështu i shkrova një sms: “Këto kërcënimet në telefon nuk ndikojnë fare tek unë, e ke gabim shumë të madh këtë që bëre, nuk jam nga ata që trembem, bëre gabim të madh shumë.” Më shumë për të verifikuar nëse ishte vërtet ai, Beqja. Pas tre minutash telefonoi sërish. Kësaj rradhe më shkurt, 37 sekonda. Me të njëjtën gjuhë, me të njëjtat kërcënime. Sytë e gruas që kisha përballë më stepën sërish. Në lokal kishte goxha njerëz. Askujt prej tyre të njohur apo të panjohur nuk kisha asnjë të drejtë t’i prishja rehatinë. Kush ishte zanafilla e telefonatës? Në një status kisha thënë që LSI nuk mund të mbajë përgjegjësi për konçensionet e Beqjes. Dhe në të vërtet edhe pas telefonatave, nuk mund të mbajë asnjë përgjegjësi.
Se ato janë kundërshtuar edhe me votë në parlament, edhe në diskutimet në komisionin parlamentar të Shëndetësisë edhe në media apo prononcime publike. Po kush jam unë për ata që aspak ose pak më njohin, që Beqja i konçensioneve, merr guximin e më kërcënon. Kam qënë një student i dhjetorit ’90. Themelues i gazetës së parë opozitare “Rilindja Demokratike”. Në shtator të vitit 92 ju bashkova projektit te Nikoll Lesit dhe Aleksandër Frangajt për një gazetë të pavarur, moderne dhe pa kompromise me pushtetin deri në 1997. Më pas punuar për 7 vjet këshilltar për mediat me kryetarin e PS dhe këshilltar me dy kryeministra socialistë, Fatos Nano dhe Pandi Majko. Në shtator të 2005 deri në janar 2007 kam qënë, kështu quhej, drejtor i marrëdhenieve me publikun në PS. Nga 2009 deri në 2013 këshilltar me Kryetarin e LSI Ilir Meta, e në vazhdim prej 4 vitesh jam këshilltar pranë grupit parlamentar të LSI. Për çfarë do mbahet mend Beqja? Ky personazh do kujtohet si deputeti i parë në pluralizëm që ju hoq mandati, në 8 tetor të vitit 2011, rastësisht ditën time të lindjes. Gjykata Kushtetuese vendosi për papajtueshmëri me mandatin ndërprerjen e tij, si pasojë e përfitimit të firmës së tij “Intech+”, ku ai zotëronte 51% të aksioneve, të tenderave publikë. Këtë tender firma e tij e përfitoi me 97.5% të vlerës. Kjo shifër është më e mirë se ato që do pasonin këtë firmë kur u bë ministër dhe filloi t’i fitonte deri afër 100% të vlerës. Beqja do mbahet mend që “ish firma” e tij, nëse e beson njeri, dhjetrafishoi përfitimet nga tenderat publikë, ku për gati një vit përfitoi mbi 7 milion e gjysëm dollarë, nga fondet publike.
Beqja do mbahet mend si “vrasësi” i 11 vjeçarit, që për respekt dhe dhembshuri nuk po ja përmend emrin. që nuk luajti as gishtin për t’i shpëtuar jetën, me arsyetimin që gjendja shendetësore e ëngjëllit, që sot gjendet në parajsë, nuk ishte urgjente. Aq sa edhe për transportin e Kristit për në Rinas, nuk vuri në dispozicion as një ambulancë. Mëkat që do ta ndjekë gjithë jetën, por edhe kur t’i vijë ora në përballjen me Zotin, atëherë ai do ta shohë nga Parajsa, ndëshkuesin e tij, duke marrë rrugën për në Ferr. Beqja do të mbahet mend nga të gjithë shqiptarët si kampioni i P.P.P. që po i zhvasin dhe do vazhdojnë për 10 vite t’i zhvasin buxhetit të shtetit mbi 300 milion euro. Beqja do të mbahet mend për P.P.P., jo konçensione, e analizave, që taksat e shqiptarëve i japin oligarkisë miliona në vit për shërbim të pa ofruar dhe me lista fallco. Beqja do mbahet mend, që i dha mikut të tij, konçensionin e sterilizimit një firme me një të punësuar, vetëm me administratorin. Beqja do mbahet mend si kampion i rritjes së çmimeve të ilaçeve në listën e barnave të rimbursueshme. Beqja do mbahet mend si ministri që u shkarkua, për të vetmen arsye, të hiqej një target korruptiv i përmasave gjigande, gjatë fushatës elektorale. Beqja do mbahet mend si njeriu që i vonoi për tre muaj ilaçet fëmijëve të sëmurë me leuçemi, duke ja vështirësuar jetesën, duke i çuar me dhimbje të tmerrshme drejt vdekjes. Beqja do mbahet mend … të gjithë ju i plotësoni vetë nga kalvaret që keni kaluar nëpër spitale me këtë pseudoreformë të “mjekësisë falas” të këtij ideologu “gjigand”. Sa ndryshojmë ne të dy. Për Pikpamjet Politike ( P.P.P.) Eh sa do shkruaja për këtë, por po i bie shkurt. Si dibran, që jam, dua t’i tregoj votuesve të Burrelit, Bulqizës dhe Peshkopisë se ç’do të thotë të votosh për listën ku ti je renditur i pari. Të votoni për Beqjen, do të thotë të japësh sërish mundësinë gënjeshtrës së ricikluar, katër vjeçare, të talljes me ju për rrugën e Arbrit. Të votoni për të do të thotë, t’ju rigënjejnë sërish, si dikur kolonizatorët evropianë, indianët, që ju jepnin pasqyra për t’ju rrëmbyer arin. Dhe rilindja urbane një gjë e tillë është. Në vend të investimeve dhe subvensioneve në bujqësi, ju mashtrojnë me pllaka sheshesh, se ju duan që ju të rrini me sytë nga “dielli” kur po ju jep ndonjë lëmoshë dhe jo të forcoheni ekonomikisht duke qënë ju zot të tashmes e të ardhmes tuaj. Të votoni për Beqjen do të thotë t’i shtoni vuajtjet të sëmurëve me kancer, që luftojnë për jetën dhe shumicën e mjekimit e blejnë nga kursimet e tyre, kur shteti duhet të jetë garant. Të votoni për të do të thotë që fëmijët e sëmurë me leuçemi të rivuajnë odisenë e tenderave të miqve. Të votoni për listën ku kryeson Beqja do të thotë, t’i jepni sërish mundësinë, që një tjetër engjëll të, vuajë shpërfilljen dhe arrogancën e njerëzve pa shpirt e pa zemër. Të votoni për të, do të thotë të mbushni xhepat e oligarkisë me para dhe t’i jepni mundësinë atyre t’ju blejnë votën dhe dinjitetin sërish çdo katër vjet.
Vendosja i pari në listën e qarkut tuaj është një rinëpërkëmbje e juaja pas asaj të “brekëve të grisura”. Për Planin Personal (P.P.P.) Dua të drejtohem direkt me që do më zhdukje dhe do merresh personalisht. Unë kam dy djem. Nëse rastësisht berberi, ku qeth flokët djali i madh, i heq një fije floku më tepër, do jesh ti që do përgjigjesh personalisht. Kështu paguajë njerëz, që t’i rrinë pranë e të kujdesen për berberin. Nëse rastësissht djalin e vogël këtë verë e pickon ndonjë mushkonjë ose e gërvisht ndonjë fëmijë duke luajtur po të them se do jesh ti përgjegjësi. Kështu paguajë njerëz të spërkasin ambjentet ku ai loz ose paguajë njerëz të presin thonjtë e fëmijëve të tjerë. Beqo, do më thotë ndonjëri që e ka Beqja, jo, jo “Beqo të thom” nuk më trembin kërcënimet e tua. Unë princip në jetë kam një shprehje të Mandelës: “Nëse për të jetuar duhet të përulesh … Atëherë çohu dhe vdis.” Ndërsa ti ke shërbimin ndaj oligarkëve dhe interesave që vetëm me qytetarët nuk kanë asnjë lidhje. Ti e do mandatin për të vazhduar shërbimin ndaj tyre. Ti dhe Rilindja e doni timonin për të drejtuar makinën sipas drejtimeve të paracaktuara nga oligarkia dhe krimi i organizuar, në dëm të qytetarëve. Se sa trembem unë mund të pyesësh, nëse të jep mundësinë, Kryetarin tënd. Se ngjarje të rëndësishme në historinë e pluralizmit i kemi të shumta bashkë. Që nga “Koha Jonë”, kur e goditën në 97, kur ndodhi 14 shtatori e shumë të tjera. Unë përulem vetëm para familjes sime, flamurit dhe Zotit, ti je sustë. Unë nuk kam frikë të përballem me Zotin, ndërsa ti po ke shumë arsye dhe mëkate. Nuk më mbetet gjë tjetër vetëm të të uroj: Suksese në jetë!
(J.V/Shuplaka)