Një baba kinez ka marrë aktin më të tmerrshëm që mund të ndërmarrë një prind ndaj fëmijës së vetë, dhe e gjitha kjo për tu hakmarrë ndaj ish-gruas së tij.
Xu Qian nga Guangdon, Provincë në Kinës Jugore i ka dërguar ish gruas së tij, foto të vajzës që e kishte futur në një kafaz ku mbahen qentë. Mirëpo, “zotëria” nuk është mjaftuar vetëm me kaq, pasi që ai ka kryer dhe veprime të tjera ndaj vogëlushes që është vetëm 20 muajshe, duke e shtrirë atë në tokë dhe duke i vendosur këmbën në fytyrë.
Gruaja ka bërë një denoncim në polici lidhur me keqtrajtimin e ish-burrit të saj ndaj foshnjës, mirëpo pavarësisht kësaj ajo mendon se ai nuk do të ndëshkohet.
Ish-gruaja ka treguar se ajo personalisht është dhunuar me herët nga Xu Qian dhe sa herë që ka thirrur policët ai nuk është burgosur, por vetëm është kritikuar. “Ai më keqtrajtuar dhe sa herë që telefonoja policinë, ata nuk e ndëshkojnë, por vetëm e kritikojnë”, është shprehur ajo, ndërkohë që nuk bëhet me dije se çfarë masa do të merren ndaj babait të dhunshëm.