Një 50-vjeçare është gjetur e pa jetë në shinat e trenit në aksin hekurudhor, Peqin-Elbasan.
50-vjeçarja me inicialet M.B., dyhsohet se mund të jetë aksidentuar nga treni që kalon në këtë zonë, konkretisht në fshatin Lazaran të Peqinit.
Ndërkohë grupi hetimor ka nisur punën për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes.
Informacion paraprak
Në aksin hekurudhor Peqin- Elbasan, në afërsi të fshatit Lazaren të Peqinit, është gjetur mbi shinat e trenit e dëmtuar dhe pa shenja jete shtetasja M.B., rreth 50 vjeçe.
Nga hetimet paraprake dyshohet se kjo shtetase mund të jetë aksidentuar nga treni që kalon në këtë zonë.
Grupi hetimor vijon punën për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes.
(F.GJ/FAXWEB.AL)