Një e moshuar është gjetur e pajetë në banesë.
Ngjarja ka ndodhur në lagjen nr.2 të Sarandës. Shane Vlashi 83-vjeç u gjet e vdekur në banesën ku jetonte e vetme. Dyshohet se e moshuara ka ndërruar jetë 4 ditë më parë.
Ndërkohë policia dhe ambulance ndodhen në vendngjarje për të zbardhur detaje rreth situatës ndërsa paraprakisht dyshohet të ketë humbur jetën për shkaqe natyrore.