Dhuna shpërtheu në mesditë, në rrugën Leonardo da Vinçi pak metra nga Oratori Ngjarja Castelcovati të Brecia-s
Protagonistët janë dy familje shqiptare anëtarët e të cilave janë konfliktuar pranë banesave të tyre.
Pas fyerjeve dhe britmave, sipas dëshmitarëve ka filluar përdorimi i thikave dhe xhamave të thyera të shisheve të qelqit.
Në konflikt morën pjesë 6 persona ndërkohë që 4 prej tyre janë dërgur në spital pasi kanë marrë lëndime të rënda dhe që kishin nevojë për trajtim mjekësor.
Policia ka mbërritur menjeherë në vendgjarje dhe ndërkohë po heton për shkaqet dhe rrethanat në të cilat ndodhi.
Por sipas hetimeve paraprake ata janë konfliktuar për shkak disa llogarive të papaguara.
(F.GJ/FAXWEB.AL)