Persona të paidentifikuar kanë dhunuar fizikisht një 50-vjeçar në Vlorë. Personi i dhunuar ka qenë duke drejtuar automjetin në momentin që është ndaluar dhe është dhunuar fizikisht nga disa persona në mes të Skelës.
Nuk dihet se cilat kanë qnë arsyet të cilat i kanë shtyrë personat të ndërmarrin aktin e dhunshëm, ndërkohë kalimtarët dhe banorët e zonës kanë njoftuar menjëherë policinë dhe autoambulancën, ndërsa dy agresorët janë larguar nga vendngjarja.
Sipas burimeve, bëhet me dije se policia ka marrë në pyetje të dhunuarin dhe dëshmitarët për identifikimin e autorëve, ndërsa mësohet se 50 vjeçari është dërguar në spital, ku po merr ndihmën mjekësore.
Discussion about this post