Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Pogradec, ku një burrë i moshës 64-vjeç është hedhur nga një pallat duke mbetur i plagosur rëndë dhe më pas ka ndërruar jetë në spital.
Mësohet se 64-vjeçari me inicialet J.J, nga Pogradeci ka humbur jetën në spitalin e qyteti pasi ishte dërguar në gjendje të rëndë për të marrë ndihmën mjekësore.
Policia bën me dije se qytetari me inicialet J. J. dyshohet se ishte hedhur nga kati i tretë i pallatit ku jetonte, për shkak të gjendjes depresive.
Ndonëse mbërriti i gjallë në spital, ai nuk mundi t’u mbijetojë plagëve të marra dhe humbi jetën.
Policia dhe prokuroria kanë mbërritur në vendngjarje dhe po punojnë për zbardhjen e saj.
Discussion about this post