Një shqiptar ka humbur jetën në burgun e Kumanovës në Maqedoni. Rreth orës 22:00, 22 vjeçari me iniciale L.M. është gjendur i pajetë.
Sipas të afërmve të të ndjerit, ai gjatë mbrëmjes kishte shfaqur ankesa shëndetësore dhe në mungesë të turnit të natës së mjekëve të burgut, sipas familjarëve, ai kishte pirë pilula të huazuara nga të burgosurit.
Rasti nuk është konfirmuar nga autoritetet e burgut, por mësohet jo zyrtarisht se gardianët nuk kanë thirrur urgjencën mjekësore në kohë nga Spitali i qytetit.