“Fiks Fare” solli sot në mbrëmje, historinë e rëndë të abuzimit të një vajze me probleme të shëndetit mendor nga një i moshuar.
Gjendja shëndetësore e 22 vjeçares është e rënduar dhe për këtë ajo e ka të pamundur komunikimin, përveç lëshimit të pasthirrmave. Për këtë arsye është shumë e vështirë të kuptohet nëse kjo ishte hera e parë apo vajza është abuzuar rregullisht.
71 vjeçari po hetohet i lirë, pasi sipas prokurorisë nuk ka prova konkrete edhe pse në momentin që 71 vjçari është kapur në flagrancë ka pranuar fajin. Abuzimin seksual me 22 vjeçaren me probleme të shëndetit mendor e konfirmon edhe akti i ekspertizës mjeko-ligjore, ku thuhet se vajza paraqet deflorim të vjetër.
Fiksi ishte në shtëpinë e 22 vjeçares, e cila jeton me prindërit në një fshat të Poliçanit. Babai dhe nëna me lot në sy tregojnë që vajza e tyre ka shfaqur probleme të shëndetit mendor që në moshën 2 vjeçare. Nuk flet dhe komunikon, vetëm nëpërmjet pasthirrmave. Ajo nuk e dallon dot të mirën nga e keqja, është shumë e vështirë për të, pasi ka ndenjur gjithmonë brenda mureve të shtëpisë. Babai tregon se e kanë ruajtur gjithmonë dhe për këtë arsye e kanë mbajtur në shtëpi.
” Por është pikërisht në këtë shtëpi që e kemi ruajtur për kaq vjet që vajza është abuzuar.” Nuk e dija, se po ta dija nuk do ta fusja kurrë fqinjin në shtëpi.” -thotë babai.
Ai çohet në këmbë dhe tregon divanin ku gjeti fqinjin e tij tek qëndronte i shtrirë mbi vajzën, mbuluar me batanije po tentonte të kryente aktin e turpshëm. Në momentin kur babai kishte hyrë në shtëpi, vajza ish shkëputur nga i moshuari dhe ish hedhur për ndihmë në këmbët e të atit.
Ndërsa fqinji i kapur mat e kish pranuar aktin e turpshëm duke thënë “Për këtë që të bëra unë ty, më vrit”. Por atë natë të 3 Majit të vitit 2019, babai vendosi të thërriste policinë për ta hetuar ngjarjen, duke mos bërë vetgjyqësi.
Pas ngjarjes nisi edhe hetimi i policisë. Për shkak të moshës së thyer dhe faktit që ishte i sëmurë, u vendos që 71 vjeçari te hetohej i lirë. Sipas babait të vajzës së abuzuar, ai tani del nëpër fshat edhe pretendon se nuk ka bërë asgjë, duke acaruar edhe më shumë situatën, madje ai ka arritur deri aty sa ka menduar vetgjyqësinë.
Akti i ekspertizës, e nxjerrë vajzën të defloruar të vjetër, ç’ka do të thotë që vajza kish kohë që abuzohej. Mjeku ligjor e kish marrë aq seriozisht aktin e ekspertizës së vajzës, sa i kishte ngatërruar emrin me dikë tjetër, duke vonuar kështu edhe dërgimin e aktit pranë prokurorisë.
Prokurori i çështjes Tasim Puçi, gjatë takimeve me babain i thotë se ty të është bërë një dëm moral, ne do ta çojmë çështjen në Gjykatë, ku ti mund të kërkosh dëmshpërblim dhe është gjykata ajo që do të vendosë. Kur babai i thotë se po zvarritet ai i thotë që këto gjëra bëhen avash avash. “Gjëja ruhet sa mos të ndodhi, se po ndodhi, këto punë ke, deri sa të mbarojnë gjyqet” shprehet prokurori.
Çështja aktualisht i është kaluar gjykatës e cila ka bërë vetëm seancë paraprake dhe nuk ka vendosur akoma datën për nisjen e gjykimit të çështjes.