Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në qytetin e Korçës ku një 12 vjeçar ka ndërruar jetë pasi është mbytur nga ushqimi.
Ngjarja ka ndodhur në lagjen numër 4 të qytetit juglindorë ku burime bëjnë me dije se 12-vjeçari është paraqitur me urgjencë drejt spitalit.
Por pavarësisht ndihmës mjekësore ai nuk ka mundur të mbijetojë dhe momentalisht trupi i tij ndodhet në morgun e spitalit për veprime të mëtejshme.