Një 27-vjeçare është arrestuar nga policia e Prizrenit, pasi dyshohet se ka mbytur foshnjen e saj të sapolindur. Ngjarja ka ndodhur këtë të premte ndërkohë që bëhët me dije se fëmija është i gjinisë mashkull.
Shtetasja e identifikuar si Marigona Bytyqi dyshohet se ka mbytur foshnjën e saj me rroba, në tavanin e shtëpisë, ndërsa trupi i foshnjes është dërguar në morg ku pritet ti bëhet autopsia për të zbuluar shkaqet e vdekjes.
27 vjeçarja ishte nënë e pamartuar gjë e cila dyshohet se ka qenë dhe arsyeja e krimit. Gazeta ekspress bën me dije se gjatë lindjes 27 vjeçarja nuk ishte asistuar nga ndonjë person duke lindur e vetme në një dhomë. Ndërsa një akt i tillë sipas familjarëve ishte i përsëritur.
Foshnja është gjetur nga familjarët e Bytyqit, fillimisht kishin vërejtur se në shtëpinë e tyre ishte kryer lindja por që foshnjën nuk e shihnin askund. Ata menjëherë dyshuan se ajo po e fshehte diku të porsalindurin, mirëpo më pas e gjetën atë të pajetë varur në tavan.
Pas kontrollit, mjeku kujdestar i familjes është shprehur se 27 vjeçarja nuk kishte problem, ndërkohë që aktin makabër e ka kryer në vetëdije të plotë.
E dyshuara me urdhër të prokurorit ndodhet në paraburgim për dyzet e tetë orë, ndërsa ky i fundit në deklaratën e tij u shpreh se: “Dyshohet se një grua në shtëpinë e saj e ka lindur foshnjën edhe dje kemi marrë informacion se foshnja gjendet pa shenja jete në tavanin e shtëpisë së të dyshuarës…Policia ka shkuar në vendin e ngjarjes e ka marrë foshnjën pa shenja jete dhe e ka dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore për obduksion. Nëna është dërguar në spital për trajtim mjekësor pas kësaj e njëjta është ndaluar për 48 orë”.
(B.L/FAXWEB.AL)
Discussion about this post