Një aksident i rëndë ka ndodhur mbrëmjen e kësaj të shtune në në aksin rrugor Shkozet-Plepa, në Durrës. Sipas njoftimit të policisë bëhet me dije se një mjet me drejtues shtetasin me iniciale A.Zh., 30 vjeç, ka aksidentuar për vdekje këmbësorin Sh.P., 56 vjeç.
Ngjarja ka ndodhur rreth orës 23:30, ndërkohë policia ka shoqëruar drejtuesin e mjetit për veprime të mëtejshme në Komisariat.
Njoftimi i policisë:
Më datë 03.08.2019, rreth orës 23:30, në aksin rrugor Shkozet-Plepa, Durrës, shtetasi A.Zh., 30 vjeç, duke drejtuar automjetin e tij , ka aksidentuar shtetasin Sh.P., 56 vjeç, këmbësor i cili ka humbur jetën.
Drejtuesi i mjetit u shoqërua në Komisariat për veprime të mëtejshme.
Grupi Hetimor ndodhet ne vendngjarje dhe po punon për përcaktimin e shkakut të aksidentit.