Një çift ka mbetur i vdekur, pasi mjeti me të cilin po udhëtonin pësoi një shpërthim në autostradën “Il Piaggio Liberty 125”, pas përplasjes me një Mercedes që drejtohej nga 34-vjeçar me origjinë rumune.
Stella Vasilika Kerxhalli, 31 vjeç, me origjinë shqiptare, por që prej vitesh jetonte në Romë ka vdekur gjatë rrugës për në spitalin “Tor Vergata”, duke mos i mbijetuar dot plagëve të marra. Ndërsa i dashuri i saj Christian Milo, 30 vjeç dhe fotograf ndërkombëtar i modës, gjeti vdekjen e menjëhershme.
Siç raportojnë mediat italiane, ata ishin njohur gjatë një seti fotografik, 7 vite më parë. Në atë kohë, Stella ishte një modele dhe që nga momenti që e kishte parë, Chris nuk kishte mundur t’i hiqte dot sytë prej saj.
Familjarët dhe miqtë janë pa fjalë dhe nuk munden dot të përshkruajnë tragjedinë që ka ndodhur.
Prindërit e Christian ishin me pushime kur mësuan për ngjarjen e ndodhur. Motra e tij e tronditur shprehet se pavarësisht se nuk dihet si ka ndodhur aksidenti, Chris dhe Stella nuk janë më.
Drejtuesi i mjetit Mercedes me të cilin ndodhi përplasja nuk ka mbetur i lënduar, por është shoqëruar nga policia për të kryer testin e alkoolit dhe drogës. Siç bëhet e ditur nga të dhënat paraprake, ai kishte qëndruar për t’iu dhënë ndihmën e parë.
Discussion about this post