Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Gjakovë të kosovës ku një 16-vjeçar dyshohet se ka rrëmbyer një 15-vjeçare.
Pas rrëmbimit të së miturës, babai i saj ka akuzuar drejtpërdrejtë fqinjët. I ati i identifikuar si Naim Derri shprehet se të bijën e tij 15 vjeçare ia ka rrëmbyer fqinji i tij Blerim Radosta, i cili sipas tij, ndihmoi djalin e tij poashtu të mitur që me vajzën të largohen nga Kosova.
E ëma e 15-vjeçares për ngjarjen e rëndë shprehet se nuk ka vërejtur më parë ndonjë kontakt të së bijës me atë djalë, tash 16 vjeç, ndërsa tregon se vajza nuk është në shtëpi nga 14 qershori.
Rasti tashmë i ka kaluar në Prokurori, e cila ende nuk di nëse vajza është larguar me të miturin me dëshirë apo jo. Këtë të hënën është arrestuar edhe babai i të dyshuarit si ndihmës i kryerjes së veprës penale.