Një gjest dëshpërimi dhe çmendurie ka bërë që një burrë në Belgjikë të kryejë vetëvrasje, duke futur makinën e tij me shpejtësi brenda një kanali uji.
Në bordin e automjetit, megjithatë, ndodheshin edhe dy fëmijët e tij të vegjël, të cilët fatkeqësisht vdiqën bashkë me të.
Tragjedia e tmerrshme ndodhi në qytetin flamand Lommel. Siç raportojnë mediat belge, mbrëmjen e djeshme burri përplasi makinën e tij në kanalin pranë Luikersteenweg, në Lommel-Barrier.
Policia dhe brigada e zjarrfikësve të zonës së Limburgut të Veriut u thirrën rreth orës 00:30 për një ndërhyrje urgjente për të shpëtuar disa persona në ujë.
Nga analizat e para u kuptua fare qartë se tragjedia ishte kryer me vullnetin e plotë të babait, i cili mesa duket vendosi t’u marrë jetën edhe dy fëmijëve të tij.
Bëhet fjalë për një 37-vjeçar holandez me dy fëmijë të vegjël, dy djem 5 dhe 7 vjeç, të cilët nuk kanë mundur të mbijetojnë.
BMW-ja e prindit që i mori jetën edhe fëmijëve të tij është nxjerrë nga uji rreth orës 10:30.