Një ngjarje e rëndë është shënuar të premten në Leuven të Belgjikës, ku një 46-vjeçare nga Ukraina dhe vajza e saj 6-vjeçare u gjetën të goditura me thikë. Nëna dhe vajza u gjetën pasi ekipet e ndihmës së shpejtë u thirrën se kishte rënë zjarr në një banesë. Të dyja kishin plagë me thikë.
Mediat belge raportojnë se nëna kishte ndërruar jetë nga plagët e marra, ndërsa e bija u gjet pa ndjenja. Edhe pse u bënë përpjekje për ta shpëtuar, nuk patën rezultat. Autoritetet besojnë se zjarri ishte i qëllimshëm dhe kanë nisur një hetim për vrasje.
Familja ukrainase jetonte prej tre vitesh në Belgjikë ndërsa babai shërben në frontin e luftës në Ukrainë. Djali djalë 16-vjeçar i familjes ndodhej në shkollë kur ka ndodhur ngjarja e rëndë.