Një ngjarje e rëndë ka tronditur ditën e sotme fashatin Dëshran në Belsh. Një 12-vjeçarë është gjendur i varur në kasollen e bagtive. Sipas deklaratës së policisë, në trupin e të miturit nuk ka dëmtime apo shenja dhune.
Njoftimi i policisë:
Më datë 22.11.2017 salla operative Elbasan është njoftuar nga familjarët se në fshatin Dëshiran Belsh në kasollen e bagëtive kanë gjetur të vetëvarur me litar shtetasin e mitur E. E., 12 vjeç. Shërbimet e policisë shkuan menjëherë në vendngjarje dhe nga veprimet e para hetimore në trupin e 12 vjeçarit nuk kanë konstatuar dëmtime apo shenja dhune. Policia vijon hetimet për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes. (M.Q/Faxweb)
Discussion about this post