Një person është gjendur i pajetë brenda makinës së tij në fshatin Fiershegan të Lushnjës.
Sipas njoftimit të policisë, bëhet fjalë për 63-vjeçarin me iniciale V.N, i cili dyshohet se ka humbur jetën si pasojë e vetëhelmimit me pesticide.
Uniformat blu bëjnë me dije se nuk ka shenja dhune apo dëmtime të tjera tek trupi i viktimës. Ky shtetas ishte shpallur në kërkim nga Komisariati i Policisë Lushnjë, për largim nga banesa, pasi familjarët kanë bërë kallëzim për largimin e tij nga banesa, më datë 21.12.2021.
Njoftimi i plotë i policisë:
Më datë 22.12.2021, në fshatin Qamicë, Dimal, është gjetur pa shenja jete brenda në mjetin e tij, shtetasi V. N., 63 vjeç, banues në fshatin Fiershegan, Lushnjë. Nga këqyrja paraprake nuk janë konstatuar shenja dhune apo dëmtime të tjera dhe dyshohet se shtetasi V. N. ka humbur jetën si pasojë e vetëhelmimit me pesticide.
Ky shtetas ishte shpallur në kërkim nga Komisariati i Policisë Lushnjë, për largim nga banesa, pasi familjarët kanë bërë kallëzim për largimin e tij nga banesa, më datë 21.12.2021. Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Berat, për veprime të mëtejshme.