Një ngjarje e rëndë ka ndodhur sot në Bulqizë, ku një djalë vetëm 10 vjeç ka humbur jetën.
Ngjarja ka ndodhur Ostren të Vogël ku fëmija me inicialet A.D po lahej në kanalin e ujit të një centrali, mirëpo uji i rrëmbyeshëm e ka tërhequr. Ndërkohë policia ka nisur hetimet për të zbardhur detajet e ngjarjes.
“Rreth orës 17.20, jemi njoftuar se në rezervuarin e centralit në Ostren të vogël Bulqizë, një i mitur duke u larë ka rrezikuar të mbytet në këtë central.
Menjëherë i mituri është nxjerrë nga uji, dhe është transportuar në spitalin e Dibrës së Madhe, Maqedoni, por fatkeqësisht fëmija A.D, rreth 10 vjeç, banues në Durrës, ka humbur jetën.”, thuhet në njoftimin e policisë.
(D.D/Shuplaka)