Një i burgosur ka vdekur ditën e sotme në burgun e sigurisë të lartë në Fier. Personi në fjalë është identifikuar si 38 vjeçari me iniciale M.L.
Mësohet se 38 vjeçari po bënte një aktivitet me lojra dore ndërkohë që ka pësuar një atak kardiak dhe ka rënë në fushë pa ndjenja. Menjëherë pas kësaj ai u dërgua në spitalin e Fierit, ku nuk arriti të mbijetonte.
(J.D/Faxweb)
Discussion about this post