Një ngjarje e frikshme ka ndodhur dje pasdite në Divjakë.
Autobusi i nxënësve në fshatin Kryekuq të Divjakës është përfshirë nga flakët ndërsa ishte duke transportuar fëmijët nga shkolla për në shtëpi.
Mësohet se pasditen e djeshme, ndërsa autobusi ishte në ecje në fshatin Kryekuq, ka marrë flakë dhe të gjithë fëmijët ndodheshin brenda në atë moment.
Mrekullisht ata kanë mundur të dalin me shpejtësi jashtë, ndërkohë që mjeti është shkrumbuar.
Sipas banorëve, mjeti me të cilin fëmijët e tyre shkonin në shkollë ishte në gjendje jo të mirë.
Ende nuk dihen shkaqet e kësaj ngjarje dhe ende nuk ka një reagim zyrtar nga policia.