5 persona janë helmuar nga ushqimi gjatë një ceremonie martesore në qytetin e Durrësit.
Burime bëjnë me dije se 5 personat, kanë përfunduar në spital me shenja të rënda helmimi, ndërkohë që për ngjarjen policia ka vënë në pranga pronarin e lokalit dhe kuzhinierin.
Policia vijon hetimet për ngjarjen, ndërkohë që përmasat e helmimit mund të rriten me persona që janë trajtuar në banesë pas dasmës në lokal.
Njoftimi i policisë:
Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Durrës, arrestuan në flagrancë shtetasit P. K., 50 vjeç (pronari i një restoranti) dhe B. H., 33 vjeç (kuzhiner), të 2 banues në Durrës, pasi ditën e djeshme, gjatë një ceremonie martesore, dyshohet se janë helmuar nga ushqimi 5 shtetas të cilët ndodhen në spital nën kujdesin e mjekëve.
Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës dhe Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Krujë, për veprime të mëtejshme.
(E.K/Faxweb.al)