Një plagosje me thikë ka ndodhur mbrëmjen e djeshme në lagjen 28 nëntori në Elbasan, ku ka mbetur i plagosur 33-vjeçari Olsi Dervishi.
Të plagosurit i është dhënë ndihma e parë në spitalin kirurgjik të Elbasanit, ndërkohë që policia ka identifikuar autorin e plagosjes dhe ka ngritur pika kontrolli dhe po punon për kapjen e tij.
Autori i plagosjes bëjnë me dije burimet është shtetasi Qamil Hasa, i cili në momentin e ngjarjes dyshohet se ka qenë në gjendje të dehur.
Konflikti ka ndodhur te lokali para SHIK në lagjen 28 Nëntori, Elbasan.
Autori rezulton të jetënjë person me precedent penal, për lëndë narkotike, ka vuajtur dënimin në 2018.
Ngjarja dyshohet se ka ndodhur pas një sherri për motivetë dobëta.
(E.K/Faxweb.al)