Një 21-vjeçar i ka dhënë fund jetës duke u vëtëvrarë me armë zjarri. Ngjarja ka ndodhur sot në qytetin e fierit, rreth orës 17:00.
Ende nuk dihen arsyet që e çuan të riun të ndërmerrte një veprim kaq drastik, megjithatë policia ka nisur hetimet.
“Në datën 09.07.2017, rreth orës 17:30, njoftohemi nga Spitali Rajonal Fier se ka shkuar i vdekur shtetasi D.K, 21 vjeç, banues në fshatin Hamil, Fier, i cili dyshohet të jetë vetvrarë me armë zjarri.
Eshtë ngritur grupi hetimor dhe po punon për zbardhjen e plotë të kësaj ngjarje.”, thuhet në njoftimin e policisë. (D.D/Shuplaka)