Një shtëpi është kapluar nga zjarri në fshatin Ujz të Gjakovës, policia për këtë rast është informuar rreth një orë më parë dhe mënjehërë kanë dalë të gjitha njësitet e nevojshme në vendin e ngjarjes. Policia ka konfirmuar se zjarri është në zhvillim e sipër, teksa në një nga dhomat e shtëpisë dy katëshe kanë qenë dy fëmijë 10-13 vjeç, kushërinj.
Nga detajet e bëra me dije, mësohet se fëmijët kanë ndërruar jetë pavarësisht ndërhyrjes së mjekut, plagët e marra rezultuan fatale për dy të miturit.
Në vend ngjarje është policia, zjarrëfikësit dhe mjekësia ligjore. Ndërsa nuk dihen ende shkaqet e zjarrit.