Një 16 vjeçare ka mbërritur në Spitalin Rajonal të Gjirokastër në gjendje kritike për jetën rreth 30 minuta më parë ndërsa mësohet se sapo ka ndërruar jetë në duar te bluzave të bardha.
Faxweb.al mëson se bëhet fjalë për Genta Palu, 16-vjeçe banuese në fshatin Zenelaj ndërsa paraprakisht dyshohet se është helmosur me fasule të cilat kanë qenë të spërkatura me ilaç për mbrojtjen e tyre.
Ajo u helmua për shkak të konsumit të fasuleve të pabëra pasi familjarët i kishin hedhur ilaç kundër mizave dhe 16-vjeçarja i përtypte dhe i nxirrte
(F.GJ/FAXWEB.AL)