Një ngjarje tragjike ka tronditur Vernio-n në Itali, ku një 22-vjeçar dyshohet se ka vrarë nënën e tij 60-vjeçare me thikë dhe më pas ka shkaktuar zjarr në shtëpi.
Sipas informacioneve nga mediat vendase, trupi i gruas është gjetur i goditur me thikë, ndërsa djali është arrestuar menjëherë pas ngjarjes. Flakët janë shuar shpejt nga zjarrfikësit, të cilët mbërritën në vendngjarje në kohë.
Kur shërbimet e urgjencës dhe policia mbërritën, 22-vjeçari ishte ende pranë shtëpisë dhe gjendej në një situatë konfuze. Ai kishte qenë në vëmendjen e shërbimeve sociale.
Ekipet mjeko-ligjore janë duke hetuar gjithashtu për të sqaruar nëse zjarri, që ka shpërthyer disa orë pas krimit të dyshuar, është shkaktuar nga djali.