Një ngjarje e rëndë ka ndodhur sot në Kamzë, ku një burrë ka humbur jetën në mënyrë tragjike. 55-vjeçari me inicialet V.P, mësohet se ka ndërruar jetë nga asfiksimi brenda në pusin që kishte në oborrin e shtëpisë. Sipas familjarëve, ai kishte hyrë për të pastruar pusin.
DETAJET E POLICISË
Sipas informacionit paraprak, rreth orës 16:17, në numrin e Emergjenca 112, ka ardhur një telefontë se në Kamëz, në rrugën e “Varrezave”, ka gjetur vdekjen, brenda në pus një shtetas.
Menjëherë në vendngjarje kanë mbërritur shërbimet e policisë, ambulanca dhe zjarrëfiksja.
Nga verifikimet paraprake ka rezultuar se ka ndërruar jetë nga asfiksimi shtetasi V. P., 55 vjeç.
Sipas deklarimeve të familjarëve, shtetasi i mësipërm kishte hyrë brenda në pus për ta pastruar.
Grupi hetimor po vazhdon punën për zbulimin e rrethanave dhe shkaqeve të ngjarjes. (D.D/Shuplaka)