Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Kavajë ku një 43-vjeçar, i cili dyshihet se ishte me probleme në shëndetin mendor, ka goditur me thikë një shtetas.
Për pasojë ky i fundit ka mbetur i plagosur dhe është dërguar në spital dhe ndodhet nën kujdesin e mjekëve.
Aktualisht nuk dihet se si është gjendja shëndetësore.
Policia ka shoqëruar në komisariat të ndaluarin për veprime të mëtejshme. Ndërkaq pritet të zbardhen edhe rrethanat e ngjarjes.
Njoftimi i policisë:
Kavajë/Informacion paraprak
Më datë 12.05.2022, rreth orës 12:15, në lagjen nr. 13, shtetasi G. B., 43 vjeç, (i cili dyshohet se vuan nga probleme të shëndetit mendor), ka goditur me mjet prerës shtetasin G. M., 55 vjeç, i cili si pasojë është dëmtuar dhe ndodhet në spital, nën kujdesin e mjekëve.
Autori i dyshuar është shoqëruar në komisariat për veprime të mëtejshme.
Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.