Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në orët e para të mëngjesit të sotëm në Korçë. Një 19-vjeçare i ka dhënë fund jetës, teksa dyshohet se ka konsumuar fotoksinë.
Familjarët e kanë shoqëruar vajzën e re drejt spitalit, por përpjekjet për ta sjellë në jetë kanë qenë të kota.
Policia njofton se: Më datë 30.03.2018, rreth orës 04:45, jemi njoftuar se në Spitalin e Korçës, ka shkuar e shoqëruar nga familjarët shtetasja E.H, rreth 19 vjeçe, banuese në fshatin Dishnicë.
Nga të dhënat paraprake dyshohet se kjo shtetase ka konsumuar fotoksinë në banesë, ku më pas në Spital ka ndërruar jetë.
Materialet për veprime të mëtejshme hetimore i kaluan Prokurorisë të Rrethit Gjyqësor Korçë.
(E.K/FAXWEB)