Një ngjarje e rëndë ka ndodhur mbrëmjen e sotme në Korçë, ku një person ka vrarë veten pikërisht pranë një qendre votimi.
Mësohet se personi në fjalë është polic, i cili ka qenë në krye të detyrës mbrëmjen e sotme, në qendrën e votimit në fshatin Dishnicë. Polici ka përdorur armën e shërbimi, për të kryer aktin e rëndë të vetëvrasjes.
Ende nuk dihen arsyet e këtij veprimi të policit, mbrëmjen e heshtjes zgjedhore, megjithatë policia ka nisur hetimet për të zbardhur ngjarjen. (D.D/Shuplaka)
Discussion about this post