Një akident me pasojë vdekjen ka ndodhur këtë mëngjes në kryeqytet. Makina ka përplasur për vdekje një këmbësore që dyshohet rreth 75-vjeç pranë shkollës ‘’Vasil Shanto’’.
Forca të shumta policore kanë mbërritur në vendngjarje po goditja ka qenë fatale për viktimën, identiteti i së cilës ende nuk dihet.
Vendi ku ka ndodhur aksidenti është një zonë mjaft e populluar duke ditur edhe orarin që ka shtim qarkullimi për shkak të nisjes së shkollës për fëmijët. Nga informacionet e para mësohet mjeti nuk ka qenë me shpejtësisë së lartë. Policia po merr në pyetje drejtuesin e mjetit. (E.K/SHUPLAKA)