Një ngjarje e rëndë raportohet të ketë ndodhur në orët e para të mëngjesit të sotshëm në Lezhë.
Më konkretisht rreth orës 03:00 është qëlluar me armë drejt banesës së shefit të qarkullimit të Lezhës, shtetasit Gjovalin Toma. Nga të dhënat paraprake në vendngjarje raportohet se nuk ka viktima dhe të plagosur, vetëm dëme materiale.
Siç e përmendëm edhe më lart, Gjovalin Toma,është efektiv policie me detyrë shef i qarkullimit në Lezhë. Policia ka shkuar në vendngjarje për zbardhjen dhe dokumentimin e plotë të ngjarjes.
(E.K/SHUPLAKA)